Ftesë për akreditim
E Premte 10 Shkurt 2012 10:14
Ftesë
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve fton të gjitha institucionet/ofruesit që të aplikojnë në procesin për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime profesionale.
Në këtë fazë mund të aplikojnë vetëm institucionet/ofruesit të cilat ofrojnë këto kualifikime:
- Administrim Biznesi me profilin: Asistent Administrativ
- Makineri me profilin: Metalpunues
Me këtë rast ftohen institucionet/ofruesit që të aplikojnë në këtë proces, brenda këtij afati kohor: 10.02.2012 deri me 05.03.2012.
Me rastin e aplikimit, institucionet duhet të dorëzojnë në zyrën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve këto dokumente:
1. Formularët e plotësuar për validim të kualifikimit.
2. Formularët e plotësuar për akreditim të institucionit/ofruesit.
3. Raportin e vetëvlerësimit.
4. Fletëpagesën e aplikimit, dhe
5. Dokumentet tjera shtesë të cilat kërkohen të bashkëngjiten sipas formularëve.
Për çdo informacion më të hollësishëm drejtohuni në zyret e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve çdo dite prej orës: 10:00-14:00 ose klikoni ne adresën elektronike: www.akk-ks.net.
Kualifikimet profesionale në Kosovë përmirësojnë cilësinë për të përmbushur standardet Evropiane
E Mërkurë 02 Nëntor 2011 12:20
Kualifikimet profesionale në Kosovë përmirësojnë cilësinë për të përmbushur standardet Evropiane
11.10.2011, E Martë
Prishtinë
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) ka prezantuar sot sistemin e aprovimit të kualifikimeve në kuadër të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) dhe akreditimin e institucioneve të cilat do të vlerësojnë dhe lëshojnë këto kualifikime. Kualifikimet do të miratohen për t'u përfshirë në KKK-në e re e cila mundëson që këto kualifikime të krahasohen me ato ndërkombëtare në përputhje me Kornizën Europiane të Kualifikimeve
AKK gjithashtu publikoi rezultatet e gjetjeve të testimit në terren të një numër të ofruesve të arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë të përfshirë në testimin e procedurave të AKK për validim dhe akreditim që është bërë gjatë verës së këtij viti me mbështetje të projektit EU KOSVET V, të financuar nga KE-ja. Testimi përfshinë një vlerësim të detajuar të 15 kualifikimeve nga 8 sektorë të punësimit të prezantuar nga 11 ofrues të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) duke përfshirë shkollat profesionale, qendrat e aftësimit dhe ofruesit jo formal të aftësimit.
Rezultatet e testimit tregojnë që kualifikimet profesionale gjithnjë e më tepër janë duke u hartuar në atë mënyrë që të fokusohen në nevojat e tregut të punës dhe gradualisht janë duke rezultuar me ngritje të cilësisë në arsim dhe aftësim në përputhje me standardet Evropiane.
Puna e AKK dhe partnerëve të saj të cilët punojnë në zhvillimin e kualifikimeve standarde Evropiane për Kosovë do të ndihmojë në punësimin e personave të kualifikuar dhe do të rrisë njohjen e shkathtësive dhe kompetencave të tyre në tregjet vendore dhe ndërkombëtare të punës.

Vizita studimore e anëtarëve te Këshillit Drejtues dhe stafit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve
E Martë 11 Tetor 2011 07:33
Vizita studimore e anëtarëve te Këshillit Drejtues dhe stafit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve
Vizita studimore
18-24 Shtator 2011
Tallin, Estoni
Një delegacion i bordit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), i udhëhequr nga Ragip Gjoshi, kryetar i bordit, dhe u.d. drejtoresha e AKK-së Teuta Danuza, qëndroi për një javë në Estoni.Vizita u organizua nga projekti “EU KOSVET V” me kërkesën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve të vendit tonë, me qëllim të marrjes së përvojave nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve të Estonisë.

Punëtoria: Implementimi i qëndrueshëm i një Kornize Kombëtare të Kualifikimeve
E Hënë 06 Qershor 2011 11:23
Punëtoria: Implementimi i qëndrueshëm i një Kornize Kombëtare të Kualifikimeve
Torino, Itali
Data: 17-18 Maj 2011
Punëtoria “Implementimi i qëndrueshëm i një Kornize Kombëtare të Kualifikimeve”, është mbajtur në Torino të Italisë, dhe organizuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ETF (Europian Tranining Found).
Në këtë puntori dy ditore përfaqësues të akterëve kryesorë të ILA, AAP dhe partnereve të tjerë social, shtjelluan çështje të ndryshme lidhur me implementimin e qëndrueshëm të KKK-së.
Lexo më shumë: Punëtoria: Implementimi i qëndrueshëm i një Kornize Kombëtare të Kualifikimeve
Punëtoria “Sigurimi i Cilësisë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Kosovë”
E Hënë 06 Qershor 2011 09:56
Punëtoria “Sigurimi i Cilësisë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Kosovë”
Data: 24 Mars 2011
Vendi: Rings VIP, Prishtinë.
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve së bashku me Këshillin Britanik organizuan punëtorinë rreth “Sigurimit të cilësisë në arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë”
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z.Ramë Buja hapi këtë takim dhe u zotua për përkrahjen e pandalshme ndaj Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, pasi që ndër prioritet të MASHT-it është edhe sigurimi i cilësisë në arsim.
Poashtu znj. Arjeta Emra përfaqësuese e Këshillit Britanik konfirmoj mbeshtjetjen e AKK-se nga Këshilli Britanik në fushën e sigurimit të cilësisë dhe në fushat tjera.

Lexo më shumë: Punëtoria “Sigurimi i Cilësisë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Kosovë”
Më shumë artikuj...
- Punëtori : “Sfidat e Arsimit të të rrituve në Kosovë’’
- Punëtori: Vendosja e Standardeve të Gjuhës Angleze si gjuhë e huaj në arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë
- Ministrat Hoxhaj, Rashiq dhe Beqaj: Korniza Kualifikimeve, dokument i rëndësishëm për Kosovën
- Është mbajt takimi i parë i Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në Kosovë
shpalosja 1 nga 3
«FillimMëparshme123VijuesiFundi»



















